Tahiri: Kryeministri është përgjegjës edhe për diplomaci

  • A.P /
  • 02 December 2024 - 13:09
Tahiri: Kryeministri është përgjegjës edhe për diplomaci

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova për katër vjet është zvogëluar në popullsi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se kjo ka ndodhur për arsye “kryekëput ekonomike”.

Tahiri e ka kritikuar Kurtin edhe për mungesën e anëtarësimeve të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Pasi Kurti tha se nuk ka ardhë në pushtet duke premtuar njohje të reja, Tahiri tha se detyra e kryeministrit nuk është listë e dëshirave se me çka me u marrë e me çka jo.

“Kryeministri nuk mundet me zgjedh me çka me u marrë e me çka jo. Kryeministri është përgjegjës edhe për diplomaci, edhe për njohje, edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk është kjo një listë e dëshirave me çka po du me u marrë e me çka s’po du. Unë nuk kisha dasht me dëgju kryeministrin e vendit tim që realisht bëhet si prezantues i raporteve të policisë, prokurorisë, institucioneve ligjzbatuese, të referentave në ministri”, tha ai.

Ai tha se Kurtin e panë si prezantues të punëve të ministrive.

(Kosova Sot Online)