
Bajrami – Rrustemit: Korrupsionin s’e mbulojnë as sulmet terroriste në veri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i replikoi deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i cili për pothuajse të njëjtat akuza të opozitës për Qeverinë, e akuzoi po opozitën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Korrupsionin potencial me 2123 kontrata që e keni bë pa shpallje të tenderit, me negocim të drejtpërdrejtë nuk e mbulojnë as sulmet terroriste në veri dhe nuk e mbulon me asnjë shpifje që po mundohesh me e bë tidhe të gjithë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk mundesh me e bë. Janë 2123 kontrata”, tha Bajrami.
Nënkryetarja e LDK-së tha se nuk e ka nënshkruar asnjë kontratë njëburimore, ndërsa tha se deputetët e pushtetit kanë qenë kundër hetimit të të gjitha kontratave njëburimore.
“Mos shpif në tempullin e demokracisë, sepse, është e vërtetë, ti ke gjujtë gaz, por dikush ka dhënë jetë për me ardhë unë edhe ti edhe me e folë këtu të vërtetën”, tha ajo.
Rrustemi tha se paraqitja e Bajramit në foltoren e Kuvendit është “konfirmim i implikimit të saj”.
Ai tha se “nuk ka korrupsion në Vetëvendosje”.
(Kosova Sot Online)