
Mot i thatë parashihet ditën e martë në Kosovë

Mot i thatë parashihet ditën e martën në vend, i dominuar kryesisht nga vransira paradite, e pasdite më shpesh me intervale me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Temperaturat minimale zbresin në -1C e 2C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë në 6C e 7C. Eërat frynë të lehta drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.
Nga e mërkura mbrëma sërish të reshura përfshinë vendin, kryesisht shiu viseve të ulëta, e zonave malore të borës. Të reshurat vazhdojnë ditën e enjtë, ku mund të përzien edhe me bore, sikurse ditën e shtunë.
Temperaturat minimale kryesisht zbresin pranë 0C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 3C e 6C. Frynë erëra veriore e verilindore të lehta dhe mesatare 2-6m/s.
(Kosova Sot Online)