Një peshkaqen i rallë kapet në ujërat e Vlorës

  • A.P /
  • 03 December 2024 - 09:55
Një peshkaqen i rallë kapet në ujërat e Vlorës

Një peshkaqen i rrallë, i quajtur ‘Derr’ ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve pranë Qendrës së Peshkimit Orikum, në zonën e Pashalimanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Peshkatarët, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj specieje, kontaktuan menjëherë me specialistët e fushës për të përcaktuar karakteristikat e saj.

Sipas ekspertëve, ky peshkaqen jeton kryesisht në thellësi 200-600 metra dhe ushqehet me vezët e peshkaqenëve të tjerë. Zona e Pashalimanit është e njohur për shfaqjen e specieve të veçanta, ndoshta për shkak të rrymave unike që karakterizojnë këtë territor.

(Kosova Sot Online)