
Arrestohet shoferi i veturës pasi goditi për vdekje një këmbësor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj. Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një veturë në lëvizje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj 02.12.2024 – 16:59. Një mashkull kosovar (këmbësor), ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është qëlluar nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)