Vajza e Shpejtim Bulliqit punësohet në Ministrinë që drejton Faton Peci
Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një kontratë të punësimit të vajzës së kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Njomëza Bulliqi, në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga Faton Peci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kontrata e publikuar nga ai mban datën 17 prill 2024 dhe vlera e saj totale kap shumën prej 15 mijë eurove për një periudhë prej 25 muajve.
(Kosova Sot Online)