Gjendet i pajetë shqiptari në burgun e Malandrinos

  • A.P /
  • 03 December 2024 - 11:24
Gjendet i pajetë shqiptari në burgun e Malandrinos

Dy të burgosur janë gjetur pa ndjenja në burgun e Malandrinos në Greqi. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar grek, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas erdhjes së ekipit mjekësor, u konfirmua viktimë 37 vjeçari shqiptar.

Nga ana tjetër 38-vjeçari grek mori shërbimin mjekësor në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u rikthye në qeli.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, të cilat do të tregojnë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.

(Kosova Sot Online)