
Pas takimit me Costan, Osmani pritet të takohet edhe me Presidenten e PE-së Roberta Metsola

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani nesër do të qëndrojë në Bruksel ku fillimisht do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Por, po të martën e 3 dhjetorit, e para e shtetit do të takohet edhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas agjendës së publikuar, Presindetja Osmani do të takohet pasdite me Metsolan.
Fillimisht do të jetë arritja, më pas do të realizohet fotografia e përbashkët dhe në ora 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.
Në takim do të jetë edhe Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
(Kosova Sot Online)