Rutte: Putin nuk është i interesuar për paqe

  • A.P /
  • 03 December 2024 - 13:38
Rutte: Putin nuk është i interesuar për paqe

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për paqen, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur përpara një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, Rutte tha se Putin “po ushtron presion, duke u përpjekur të marrë më shumë territor sepse ai mendon se mund të thyejë vendosmërinë e Ukrainës”.

“Ukraina po hyn në një dimër tjetër vendimtar. Dhe agresioni i Rusisë nuk tregon asnjë shenjë pakësimi. Përkundrazi, Putini po intensifikon retorikën dhe veprimet e tij të pamatura”, shtoi ai.

 

Sipas tij, Putin e përdor Ukrainën si një “sprovë për raketa eksperimentale dhe vendos ushtarë të Koresë së Veriut në këtë luftë të paligjshme”.

(Kosova Sot Online)