Parlamenti kthen në grupin parlamentar të PD Sali Berishën

  • A.P /
  • 04 December 2024 - 07:35
Parlamenti kthen në grupin parlamentar të PD Sali Berishën

Parlamenti ka reflektuar kërkesën e demokratëve për rikthimin e në grupin parlamentar të PD të Sali Berishës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Berisha, me vendim të Lulzim Bashës kur ishte kryetar i PD, u përjashtua nga grupi parlamentar në 2021, pasi u shpall non grata nga SHBA.

Ndërkohë ditën e sotme Berisha është rikthyer edhe në seancën plenare si deputet, pas vendimit të GJKKO për t’i hequr masën e arrestit të shtëpisë, vendosur më herët nga SPAK.

(Kosova Sot Online)