
Kurti: Një takim produktiv me presidentin e rit të Këshillit Europian

Kryeministri Albin Kurti tha se ka pasë “një takim produktiv” me presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se në takimin që pati me të, si dhe në darkën e përbashkët me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ka ngritur shqetësimin për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë së Kosovës, përfshirë edhe sulmin e fundit terrorist në Ibër-Lepenc.
“E përgëzova për rolin e ri dhe rikonfirmova përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me BE-në dhe avancimin e aspiratave tona për anëtarësim. Gjatë takimit tonë dypalësh dhe darkës së përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas, Komisioneren Marta Kos, ngrita shqetësimet në lidhje me frikësimet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë sonë, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike dhe bëra thirrje për llogaridhënie”.
(Kosova Sot Online)