Vjosa Osmani pritet nga presidenti i Këshillit Europian

  • A.P /
  • 04 December 2024 - 11:00
Vjosa Osmani pritet nga presidenti i Këshillit Europian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Faqja zyrtare e BE-së ka publikuar pamjet nga kjo pritje.

Pas takimit me Costan, Osmani do të takohet edhe me kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metosla.

Sipas agjendës, takimin me Metsolën ajo do ta zhvillojë pasdite.

Me Costan dje takim zhvilloi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se me të ka folur për kërcënimet e sigurisë në vend. 


(Kosova Sot Online)