
Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, ka folur pas anëtarësimit të tij në Partinë Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se ka qenë vizita në Hagë ajo që ka bërë që ai t’i bashkohet PDK-së duke e marrë nga babai ”aminin” për këtë veprim politik.
Ai do të jetë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Njoftimin për anëtarësimin e djalit të Jakup Krasniqit në PDK e bëri kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi.
“Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë! Mirë se vjen, Altin!”, shkroi ai në një postim në Facebook.
(Kosova Sot Online)