Blinken: Koreja e Jugut ka qenë një histori suksesi

  • A.P /
  • 04 December 2024 - 14:39
Blinken: Koreja e Jugut ka qenë një histori suksesi

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se mirëpresin tërheqjen e ligjit ushtarak nga presidenti Yoon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur në një konferencë për shtyp të NATO-s orën e kaluar në Bruksel, ai shtoi se Koreja e Jugut është “një nga partnerët tanë më të ngushtë” dhe se “çdo mosmarrëveshje politike duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore”.

“Koreja ka qenë një histori e jashtëzakonshme, një histori e jashtëzakonshme suksesi në dekadat e fundit”, shton ai.

(Kosova Sot Online)