Për të enjten parashikohet të mbajë mot me reshje shiu, shqote dhe bore

  • A.P /
  • 05 December 2024 - 06:57
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me reshje shiu, shqote dhe bore

Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, shqote dhe bore në shkallë vendi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reshjet më të intensifikuara pritet të jenë gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, ku lokalisht do të jenë më intensive. Në zonat malore vetëm reshje bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-30 km/h.


(Kosova Sot Online)