![Bali Muharremaj, e pranoi humbjen e AAK-së në Suharekë](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/26/200x200_Bali-Muharremaj1661536638.jpg)
KFOR rrit masat e sigurisë pas sulmit në Ibër-Lepenc
![KFOR rrit masat e sigurisë pas sulmit në Ibër-Lepenc](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/30/auto_kfor-11732959911.jpg)
Misioni i KFOR-it ka thënë se ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në kanalin i Ibër-Lepencit për të mbrojtur infrastrukturën kritike. KFOR tha se është i përgatitur për të ofruar mbështetje të sigurisë, logjistike e inxhinerike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Pas sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok, Kosovë, misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR, ka rritur masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike në rajon. Komanda Rajonale Lindje (RC-E) mbetet e përgatitur për të ofruar mbështetje të sigurisë, logjistike dhe inxhinierike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e fundit të misionit.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
(Kosova Sot Online)