
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe me mundësi për intervale kohore me diell. Lokalisht mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në mbrëmje dhe gjatë natës një sistem frontal vjen nga veriperëndimi me reshje të dendura shiu e në viset malore reshje të dendura bore. Në disa zona priten reshje të përziera.
Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme për shkak të rrymimeve të fuqishme nga jugu gjatë ditës dhe ajo maksimale mund të arrijë deri në 9 apo 10 gradë Celsius.
(Kosova Sot Online)