Berisha: Arresti, vepër e përbashkët e Ramës dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë

  • A.P /
  • 06 December 2024 - 09:00
Berisha: Arresti, vepër e përbashkët e Ramës dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë

Kryedemokrati Sali Berisha,u shpreh se gjatë qëndrimit në “arrest shtëpie” për pothuajse 1 vit, ia arriti t’i krijojë Edi Ramës portën e ferrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Përballë kisha Edi Ramën, kisha Surrelin. Ia arrita që t’ia kthej në portë ferri, pasi merrej me dritaren nga mëngjesi në darkë”, tha Berisha.

 Berisha ka shprehur një vlerësim për mbështetësit e tij, që për rreth 1 vit e mbështetën në atë që e pagëzoi si ‘Rruga e Shpresës’.

“Ata që vinin ishin idealistët. Në fillim erdhi Ambasada e SHBA e cila monitoronte atë tubimin e idealistëve, pastaj ishin ata të Qeverisë që fotografonin, që ushtronin presione, por në fund fitoi rruga e Shpresës.

Masa e arrestit tim ishte vepër e përbashkët e diplomatëve të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Edi Ramës”, tha Berisha.

Ndërsa i konsideroi si veprime ultra-mafioze në atë që e cilësoi si grusht shteti, Berisha tha se diplomatët amerikanë bënë një grush shteti brenda shtetit për ti dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës.

(Kosova Sot Online)