Arrestohet një shtetas i Serbisë në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 06 December 2024 - 09:52
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Fushë Kosovë, nën dyshimin për “përgaditje të veprës penale vrasje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka bastisur banesën e tij, ku ka sekuestruar dokumente të ndryshme.           

“PËRGADITJE E VEPRËS  PENALE  VRASJE & PREZANTIM I REMË  SI PERSON ZYRTAR & MASHTRIM – Fushë Kosovë / 03.04.2024 – NN.  Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar  dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)