Selmanaj: Vetëvendosje dhe Guxo shumicë parlamentare për faqe të zezë

  • A.P /
  • 06 December 2024 - 12:00
Selmanaj: Vetëvendosje dhe Guxo shumicë parlamentare për faqe të zezë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër VV-në dhe Listën ‘Guxo’, duke i cilësuar këto dyja si ‘‘shumicë parlamentare për faqe të zezë’’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë edhe se kjo shumica do të mbahet mend për mediokritet dhe sharlatanizëm institucional.

‘‘Lvv&guxo- shumicë parlamentare për faqe të zezë!

Vetëm në seancën e sotme, punësuan gra e nipa në ndërmarrje publike, votuan projektligje kundër kushtetuese dhe demoluan procedurat e ligjbërjes, duke mos i lejuar deputetët të parashtrojnë amendamente, sepse nuk i lanë kohë më shumë se 1 minutë secilit komision të përhershëm.

Demolim i parlamentarizmit, demolim i demokracisë, shumicë parlamentare që do mbahet mend gjatë për mediokritet dhe sharllatanizëm institucional.
TURP!’’, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)