Supremja ia ul dënimin të akuzuarit për vrasjen e një 15-vjeçari dhe babait të tij kosovar

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 09:30
Supremja ia ul dënimin të akuzuarit për vrasjen e një 15-vjeçari dhe babait të tij kosovar

Gjykata e Supreme ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, me të cilin Xhafer Bardhi është̈ dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën se si rezultat i një mosmarrëveshjeje pronësore ka privuar nga jeta 15-vjeçarin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, është liruar nga akuza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fillimisht, Gjykata e shkallës së parë me 9 tetor 2023, e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Bardhin.

Këtë vendim e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit. Ndërsa, Gjykata Supreme më 3 dhjetor 2024 e kishte ndryshuar dënimin e shkallës së parë, duke e vërtetuar pjesërisht ankesën e mbrojtësit të dënuarit , avokati Haxhi Millaku.

(Kosova Sot Online)