KEK del me njoftim për qytetarët
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka siguruar qytetarët se do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike, duke hequr çdo dyshim për reduktime pas sulmit që është kryer në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor në Zubin Potok, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Si shkak i këtij sulmi dhe rrezikut që vendi të mbetet pa energji elektrike, ekspert të energjisë kanë bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të shikojnë mundësi për të gjetur alternativa tjera, duke mos u varur vetëm nga Ibër Lepenci.
Si alternativë, madje përmendet edhe krijimi i një liqeni artificial.
Zëdhënësi i KEK-ut Skënder Bucolli, ka thënë se KEK-u ka siguruar energjinë elektrike nga marrëveshja që ka me Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH), ku sipas tij, në kontratë kjo nuk është obligative, por që të dy korporatat i ndihmojnë njëra- tjetrës kur do që të ketë nevojë.
(Kosova Sot Online)