![KQZ: LVV 40.96%, PDK 22.42%, LDK 17.62%, AAK-NISMA 7.56%](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/18/200x200_555X341540089_auto_votat_serbe_qnr1571858101-600x360-11634544563.png)
DASH po punon me Kosovën për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit
![DASH po punon me Kosovën për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/22/auto_DASH-600x3601721656783.png)
Në prag të fillimit të Javës Kundër Korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me Kosovën, për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në postimin e ambasadës thuhet se korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale.
“Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me partnerë anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovimin e transparencës dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të ekspozuar korrupsionin dhe për të avancuar reformat. #Java Kundër Korrupsionit”, thuhet në postim.
(Kosova Sot Online)