Haradinaj: Ditën që e marr qeverinë, s’do guxojë askush të na ngucë as në veri e as në jug

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 12:00
Haradinaj: Ditën që e marr qeverinë, s’do guxojë askush të na ngucë as në veri e as në jug

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi në Fushë Kosovë e ka prezantuar Vildane Latifin si kandidaten e kësaj partie në këtë qytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haradinaj gjatë tubimit tha se në ditën që ai e udhëheqë Qeverinë e Kosovës, vendin s’do guxojë ta ngucë askush.

“Ditën që e udhëheqi qeverinë, prej asaj dite e aq sa rri në Zyrën e Kryeministrit, s’na ngucë askush, as në veri, as në jug. Pritojnë të na ngacmojnë sepse historia flet”.

“Me zotimin për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO si një obligim politik e kombëtar, në mbështetje në statut të AAK-së, jap këtë nominim. Nominoj Vildane Latifi, si kandidate për deputet”, tha Haradinaj.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025, teksa deri më tani vetëm LDK-ja e ka bërë të ditur listën e plotë të kandidatëve për deputetë.

(Kosova Sot Online)