Dodik shtrohet në spital në Beograd, sot pritet të operohet
Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik ka përfunduar të dielën në spital në Beograd pas dhimbjeve që i janë shfaqur ne stomak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mediat e rajonit raportojnë se Dodik nesër do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në ezofag dhe lukth. Më shumë detaje rreth diagnozës nuk janë bërë të ditura.
Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq në mbrëmje i ka shkuar për vizitë Presidentin të Republikës Srspsa, që është pjesë e konfederatës boshnjake.
Vuçiq i ka uruar atij shërim të shpejtë, duke shtuar se “kanë shumë punë të përbashkëta përpara”.
“E vizitova presidentin Dodik para ndërhyrjes së nesërme dhe i urova shërim të shpejtë dhe shëndet të mirë. Pres bashkëpunim të vazhdueshëm dhe takime të reja me udhëheqjen e Srpska. Kemi shumë punë të përbashkët përpara”, ka shkruar Vuçiq në Instagram të dielën.
Dodik është i sanksionuar nga SHBA-ja, ai njihet si një figurë destabiliteti në rajon.
Vazhdimisht ka dhënë deklarata nacionaliste, përfshirë edhe kundër Kosovës.
Përkudër qasjes së tij, Beogradi zyrtar ka mbajtur raport të afërt me të – njëkohësisht Dodik hapur shpreh admirim për Kremlinin dhe presidentin rus Vladimir Putin duke bërë edhe vizita në Rusi.
(Kosova Sot Online)