Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente

  • A.P /
  • 09 December 2024 - 09:12
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë urgjente më vonë sot për të diskutuar rënien e regjimit të presidentit Bashar al-Assad në Siri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi u kërkua nga Rusia, e cila raportohet se i ka ofruar azil Asadit dhe familjes së tij në Moskë.


(Kosova Sot Online)