Një person është arrestuar në Prizren

  • A.P /
  • 10 December 2024 - 09:01
Një person është arrestuar në Prizren

Një person është arrestuar të hënën në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

32 vjeçari F.Sh, dyshohet për vepren e fajdesë dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Aksioni u zhvillua nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë dhe Drejtoria Rajonale e Prizrenit.

“Gjatë operacionit është kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me ç’rast janë sekuestruar dëshmi që kenë lidhje me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 ore


(Kosova Sot Online)