Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot i vranët

  • A.P /
  • 11 December 2024 - 07:12
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot i vranët

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, sidomos në orët e mbrëmjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-20 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C.

(Kosova Sot Online)