
Vjosa Osmani e dekoron Hovenierin me Urdhrin 'Dr. Ibrahim Rugova'

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është nga të parët që e uroi homologun e tij amerikan për këtë urdhër.
“Sonte një natë e shkëlqyeshme me shokun dhe kolegun tim, ambasadorin Jeffrey Hovenier, i cili u dekorua nga presidentja Vjosa Osmani me urdhrin ‘Dr. Ibrahim Rugova’”.
“Një çmim merituar nga një ambasador i madh, e kisha nderin të punoja me të dhe të ndihmoja Kosovën në rrugën euro-atlantike”, ka thënë Guerot.
Sipas Presidencës së Kosovës, urdhri për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, u jepet personave vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.
(Kosova Sot Online)