Të shtëna me armë në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë

  • A.P /
  • 11 December 2024 - 10:14
Të shtëna me armë në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të policisë, ku është shtuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja.

‘‘PËRDORIM I ARMËS

Rr. Hyzri Talla, Prishtinë / 10.12.2024 – 20:51. Raportohet se në afërsi të një qendre tregtare janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gaz. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore’’, thuhet në raportin e PK-së.

(Kosova Sot Online)