Bajqinovci: Vetëvendosje do të arrijë të sigurojë 62 deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit

  • A.P /
  • 11 December 2024 - 16:01
Bajqinovci: Vetëvendosje do të arrijë të sigurojë 62 deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë një parashikim të fortë për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një intervistë në një studio televizive, Bajqinovci theksoi se Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti do të arrijë të sigurojë 62 deputetë në zgjedhjet e planifikuara për 9 shkurt 2025.

Sipas Bajqinovcit, ky rezultat do të pasqyrojë vazhdimin e mbështetjes popullore për programin dhe politikat e qeverisë aktuale, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë besim të fortë në udhëheqjen e Kurtit dhe ekzekutivin e tij.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 do të jenë një moment kyç për politikën kosovare, duke sjellë mundësi të reja për forcimin e institucioneve të vendit.

(Kosova Sot Online)