Bislimi ngelet jashtë listës për deputet në Vetëvendosje

  • A.P /
  • 12 December 2024 - 10:56
Bislimi ngelet jashtë listës për deputet në Vetëvendosje

Besnik Bislimi ka mbetur jashtë listës për deputet të kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bislimi i cili është edhe njeriu i dytë në ekzekutiv pas kryeministrit Albin Kurti nuk ishte pjesë e listës së publikuar mbrëmë nga Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar listën e 110 kandidatëve për deputetë, ku bartës liste është Albin Kurti.

Numër dy në këtë listë është kryetari aktual i kuvendit, Glauk Konjufca, teksa numri tre është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e numër katër është Avni Dehari, kurse numër pesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përpos Bislimit, ajo që bie në sy është edhe mungesa e njërit prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu.

(Kosova Sot Online)