Ja kush janë prokurorët që ftuan Kurtin për intervistim

  • A.P /
  • 12 December 2024 - 11:49
Ja kush janë prokurorët që ftuan Kurtin për intervistim

Kryeministri Albin Kurti ka marrë një ftesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Por kush janë prokurorët që ftuar kryeministrin Kurti për intervistim me datë 16 dhjetor në ora 09:30.

Ftesa për Kurtin erdhi nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi. 

Gashi është udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale, kurse Krasniqi prokuror special në këtë departament.


(Kosova Sot Online)