A e ka ftuar Trump - Putinin në ceremoninë e betimit si President i SHBA?

  • A.P /
  • 12 December 2024 - 13:20
A e ka ftuar Trump - Putinin në ceremoninë e betimit si President i SHBA?

Vladimir Putin nuk është ftuar në ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, që do të zhvillohet më 20 janar të vitit të ardhshëmm transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i pyetur nga gazetarët.

Televizioni amerikan CBS, raportoi më parë, duke cituar burime të paidentifikuara se Trump kishte ftuar në ceremoni Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Marrëdhënie mes Trump dhe Putin është bërë shpesh objekt diskutimi. Të dy liderët kanë shprehur vlerësime për njëri-tjetrin dhe Trump është zotuar t’i japë fund luftës në Ukrainë me të marrë pushtetin.

(Kosova Sot Online)