Ky mot parashihet të mbretëroj ditën e premtë

  • A.P /
  • 13 December 2024 - 07:07
Ky mot parashihet të mbretëroj ditën e premtë

Mot kryesisht me diell po parashihet të mbretëroj ditën e premtë në vend, pas mëngjesit me ngrica, e ultësirave me mundësi për mjegull, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale zbresin në -4C e -1C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 5C e 7C.

Frynë erë e lehtë veriore 2-5m/s.

Vransirat fillojnë të shtohen ditën e shtunë, kur pritet të fillojnë të reshura shiu në pjesë të vendit. Reshjet shiu përfshinë vendin sërish ditën e diel, mirëpo me rënie të temperaturave mund të përzien apo shndërrohen në borë deri në mbrëmje. Nëpër vise malore të reshurat do të jenë më shumë dëbore. Maksimalet zbresin në 1C e 3C. Reshje dëbore vazhdojnë kohëpaskohe mëngjesin e së hënës. Intervale më të gjata me diell parashihen nga dita e martë, me temperatura maksimale që shënojnë rritje deri në 7C e 8C.

(Kosova Sot Online)