
Ja vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e fundit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të enjten një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar disa vendime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një ndër vendimet është edhe ai me të cilin nga 1 janari i vitit 2025 shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës do mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Kosovës,
Vendimet e miratuara nga Qeveria e Kosovës:
– Miratuar Nismën për “Amendamentimin e Traktatit Bazë të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP)”.
– Miratuar vendimin me të cilin nga 1 janari i vitit 2025 shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës do mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Kosovës për hyrje, tranzit dhe qëndrim afatshkurtër në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtë mujore, sipas Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.
-Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “ Efiçenca e Energjisë në Ndërtesa Publike”.
-Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për transfer të mjeteve buxhetore në nenin 30.3 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
-Aprovuar kërkesën e Komunës së Zubin Potokut për aprovimin e Buxhetit pas miratimit të Buxhetit për vitin 2025 nga Kuvendi Komunal.
-Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për rialokim të mjeteve deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht nga kategoria e shpenzimeve e investimeve kapitale.
-Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për transfer të mjeteve buxhetore në nenin 30.3 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
-Miratuar vendimin me të cilin Institucionet e Republikës së Kosovës mund të japin me qira ose në shfrytëzim pronat publike për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë nga burimet e ripërtëritshme bazuar në një proces të ofertimit konkurrues të organizuar nga Ministria e Ekonomisë.
(Kosova Sot Online)