Ja pse u lanë jashtë listës për deputetë Besnik Bislimi dhe Liburn Aliu

  • A.P /
  • 13 December 2024 - 11:03
Ja pse u lanë jashtë listës për deputetë Besnik Bislimi dhe Liburn Aliu

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka publikuar të mërkurën listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ku bartës i listës është Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Numër dy në listë është kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, teksa numri tre është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e numër katër është Avni Dehari, kurse numër pesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Por, në këtë listë anipse ka emra të vjetër e të rinjë, aty nuk kanë figuruar dy emrat e figurave kryesore të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, ai i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit.

Deputetët e partisë në pushtet (LVV) e kanë arsyetuar mungesën e Aliut e Bislimit në listën për deputetë, duke thënë se Bislimi është shef i shtabit zgjedhor, ndërsa Aliu nuk ka dashur të garojë në këto zgjedhje.

Deputeti i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Salih Zyba, ka komentuar mos përfshirjen e Besnik Bislimit dhe Liburn Aliut në listën për deputetë, duke theksuar se kryesia e partisë ka pasur parasysh të gjitha kërkesat dhe nevojat e strukturës në hartimin e listës.

Zyba ka theksuar se nuk ka asgjë për të shtuar për figurat e çmuara si Liburn Aliu dhe Bisnik Bislimi, duke sugjeruar se vendimi është marrë pas një vlerësimi të plotë dhe të gjithanshëm.

“Kryesia i ka pas përbazë të gjitha, mund të jetë kërkesa ose nevoja të strukturës kjo nuk nënkupton që mund të ketë mos përfshirje në listë. S’ki as çka shton për figurat e çmuar si Liburni e Bislimi”, ka thënë Zyba

(Kosova Sot Online)