Tërmet në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit

  • A.P /
  • 13 December 2024 - 11:38
Tërmet në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka regjistruar një tërmet në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematikor në Shkup, herët në mëngjesin e sotëm, 13.12.2024 në ora 01:36 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ishte 47 km në jugperëndim të Shkupit, në zonën epicentrale të Tetovës-Gostivarit me magnitudë lokale Rihter ML2.3.

(Kosova Sot Online)