Abdixhiku: Duhet të tregojmë forcë ekonomike kundër Serbisë

  • A.P /
  • 13 December 2024 - 11:40
Abdixhiku: Duhet të tregojmë forcë ekonomike kundër Serbisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku,është pyetur se cila është zgjidhja e LDK-së për dialogun me Serbinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I pari i LDK-së tha se “Serbia na do të dobët ekonomikisht dhe të izoluar ndërkombëtarisht”.

“Serbia i ka dy qëllime bazike e para ta mbaj Kosovën të izoluar ndërkombëtarisht sa më shumë që mundet dhe e dyta që Kosova të jetë sa më e dobët ekonomikisht. Dhe këto dy qëllime i ka të realizuara”, tha Abdixhiku.

Çështja e përballjes me Serbinë është çështje e aktualizuar nga ky pushtet, për qëllime elektorale.

“Duhet të tregojmë forcë ekonomike kundër Serbisë. Kur jemi të fortë ekonomikisht, vetëm ashtu e mposhtim Serbinë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se LDK beson se karshi Serbisë vërtetë nuk duhet të ketë dallime mes shumicës shqiptare në Kosovë dhe nuk ka pasur asnjëherë.

(Kosova Sot Online)