![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Albin Kurti pritet me nderime të larta nga Plenkoviq
![Albin Kurti pritet me nderime të larta nga Plenkoviq](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/13/auto_682793-ounleHqKpC-600x3601734087466.jpg)
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me nderime të larta shtetërore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Të dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim të përbashkët, teksa pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.
Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni.
(Kosova Sot Online)