
Xhelal Sveçla, ka vizituar tre policët që po trajtohen në QKUK

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar tre policët që po trajtohen në Qendrën Klinike dhe Universitare, pas lëndimeve që morën në aksidentin mbrëmë në veri të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sveçla ka thënë se gjendja e tyre po përmirësohet, derisa ka shtuar se shkaqet e aksidentit po hetohen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
‘Me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia takuam mjekët që po përkujdesen për shëndetin dhe trajtimin adekuat. Ata na njoftuan e siguruan se janë duke i trajtuar policët me kujdesin më të lartë profesional.
Teksa gjendja e tyre fatmirësisht po përmirësohet, falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët të cilët nga mbrëmë kanë bërë të pamundurën që policët tanë të kenë kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm për rikuperimin e tyre. Shkaqet e aksidentit po hetohen por jam shumë i lumtur që djemtë tanë janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Sveçla.
(Kosova Sot Online)