Zhduket një vajzë 13-vjeçare në Gjakovë

  • A.P /
  • 14 December 2024 - 14:39
Zhduket një vajzë 13-vjeçare në Gjakovë

Një nënë nga Gjakova ka kërkuar ndihmën e Policisë, për gjetjen e vajzës së saj të mitur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka raportuar se vajza e saj 13-vjeçare është zhdukur që nga dita e enjte.

Me datën 12 dhjetor, e mitura ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

Nëna gjakovare ka thënë se që nga dita e enjte nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e vajzës së tyre 13-vjeçare.

Ndërkaq, Policia tashmë ka ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

(Kosova Sot Online)