A është kjo ‘dalja e famshme e Vuçiqit para studentëve në Serbi’?
Ka shumë ditë që protestat po vazhdojnë në Serbi. Opozita e studentët janë ngritur në këmbë për të kërkuar drejtësi rreth tragjedisë që ndodhi para pak javësh në Novi Sad, kur një tendë e stacionit hekurudhor ra dhe la të vdekur 15 persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në disa nga fjalimet e tij, me krenari ka deklaruar se ka dalë para studentëve të mbledhur së fundmi te ‘kurora e Andriqit’ dhe se në atë moment ata kanë heshtur.
Një masë studentësh janë filmuar nën dritaren e tij duke fishkëllyer gjatë gjithë kohës, madje edhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në RTS kur ai mbante një konferencë për shtyp. Por askush nuk e pa në ballkon, edhe pse më vonë ai pretendoi të kundërtën.
Tani në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet pamja e Vuçiqit në një fraksion sekonde. Dikush sapo hodhi sytë nga pas perdes nga dhoma e presidencës e cila ishte në errësirë të plotë.
(Kosova Sot Online)