Një 17-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga meningjiti
Një 17-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë këtë të dielë pasi ishte prekur nga meningjiti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Adoleshentja ishte dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ditën e shtunë, por për shkak të gjendjes së rënduar u transferua në Tiranë, ku humbi jetën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas këtij rasti, Drejtoria e Shëndetit Publik ka urdhëruar personelin e spitalit të Durrësit, familjarët dhe të gjithë ata që patën kontakt me të, të bëjnë vaksinën përkatëse.
Meningjiti është një infeksion i rrallë që prek membranat që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Kjo sëmundje mund të shkaktojë helmim të gjakut dhe të rezultojë në dëmtim të përhershëm të trurit ose nervave, duke u bërë një kërcënim serioz për jetën. Mjekët apelojnë që të mos neglizhohet asnjë gjendje shëndetësore dhe të merren masa parandaluese.
(Kosova Sot Online