Arifi: Kurti e kritikon sistemin e drejtësisë vetëm kur i shërben interesave politike
Ish-diplomati Avni Arifi e ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për një kontradiktë të pastër mes deklaratave dhe veprimeve të tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Arifi thekson se Kurti, ndërsa foli në Zagreb për ndërtimin e shtetit të së drejtës, refuzoi t'i përgjigjej ftesës së Prokurorisë Speciale për t'u paraqitur si dëshmitar.
Sipas Arifit, Kurti e kritikon sistemin e drejtësisë vetëm kur i shërben interesave politike, duke iu shmangur hetimeve për korrupsion. Ai e krahasoi këtë situatë me ish-Kryeministrin kroat, Sanader, i cili gjithashtu ishte kritik ndaj korrupsionit, por përfundoi në burg për afera korruptive.
(Kosova Sot Online)