Kurti ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë për vënien në funksion të fabrikës së municioneve

  • A.P /
  • 16 December 2024 - 20:44
Kurti ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë për vënien në funksion të fabrikës së municioneve

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë me prodhuesin shtetëror turk "Makine ve Kimya Endüstrisi" (MKE) për ndihmën në ndërtimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas kësaj kontrate, MKE do të merret me vënien në funksion të fabrikës së municioneve, e cila do të prodhojë kalibra të ndryshëm të municioneve që plotësojnë standardet e NATO-s.

Përveç makinerisë prodhuese, kontrata përfshin trajnimin e stafit, mirëmbajtjen për një periudhë të caktuar kohore, si dhe pajisjen me sisteme për testimin e cilësisë dhe kalibrim. Kur prodhimi të fillojë, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe do të jetë 100% e markës vendore. Kjo është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve të industrisë mbrojtëse në Kosovë.

(Kosova Sot Online)