
Hamiti: Albin Kurti a i ka ftuar prokurorët në zyrë si dëshmitarë apo si të akuzuar!

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas njoftimit se kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar nga prokurorët të intervistohet në Zyrën e Kryeministrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka ironizuar me këtë kërkesë të Kurtit, duke pyetur se në çfarë cilësie Kurti i ka thirrur prokurorët.
“Kryeministri Kurti i paska ftuar prokurorët në zyrën e tij. Si dëshmitarë apo të akuzuar?”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në Facebook.
(Kosova Sot Online)