Ankohet Vuçiq: Administrata Biden po kërkojnë që t’ia mundësojnë Kurtit një fitore tjetër
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media është marrë edhe me zgjedhjet e 9 shkurtit në Republikën e Kosovës. Sipas Vuçiqit, Administrata amerikane në largim që drejtohet nga Joe Biden është duke bërë presion të madh ndaj BE-së që të hiqen masat ndaj Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç pretendon presidenti serb, administrata Biden po kërkojnë që “t’ia mundësojnë Kurtit një fitore tjetër dhe vazhdimin e mëtejshëm të pamundësisë së mbijetesës së serbëve”.
Presidenti serb ka deklaruar se kjo është arsyeja pse nesër do të jetë në Bruksel, shkruan KO.
“Mendoj se do të jetë e rëndësishme që nesër të jem në Bruksel dhe do të përpiqem t’u tregoj njerëzve në Evropë saktësisht se çfarë po ndodh në Kosovë, edhe pse ata e dinë këtë”, ka thënë Vuçiq.
(Kosova Sot Online)