Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE- Ballkani Perëndimor

  • A.P /
  • 17 December 2024 - 15:44
Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE- Ballkani Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE- Ballkani Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.”

ZPRK ka njoftuar se cilat do të jenë temat e këtij samiti.

“Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni.”

(Kosova Sot Online)