Arrestohen tre persona në Prishtinë

  • A.P /
  • 18 December 2024 - 10:20
Arrestohen tre persona në Prishtinë

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24 orësh, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë arrestuar tre persona në dy raste të ndara, për armëmbajtje pa leje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dyshuarit, siç ka bërë të ditur policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Raporti i Policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. B, Prishtinë / 17.12.2024 – 22:53. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se njësiti policor tek të njëjtit ka gjetur dhe konfiskuar nga një armë zjarri (njëra prej tyre me 15 copë fishekë). Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr. Kadri Zeka, Prishtinë / 17.12.2024 – 22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësiti policor gjatë kontrollit te i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje per 48 orë.

(Kosova Sot Online)